Një 39-vjeçar që shpërndante kokainë të ndarë në doza në qytetin e Lushnjës është arrestuar këtë të mërkurë. Për shtetasin me iniciale A.M., Gjykata e Lushnjës ka caktuar në 30 janar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Ndërkohë, nën hetim janë vënë 10 shtetas të moshave 19-40 vjeç, të cilët dyshohet se blinin doza të lëndës narkotike kokainë që ua shiste 39-vjeçari.