Dy persona janë vënë në pranga në Sarandë dhe Vlorë, te dy të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. 33-vjeçari me inicialet E.Z. u arrestua në Sarandë, pasi posedonte në banesën e tij lëndë narkotike, të cilat i shiste me doza nëpër lokalet e natës në Sarandë. Atij iu sekuestruan 80 doza kokaine, dy peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.