Një 18-vjeçar dhe një 15-vjeçar u arrestuan nga policia e Fierit pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të një gjimnazi. Ata u prangosën gjatë patrullimeve që ushtruan forcat e policisë rreth perimetrit të shkollës. Sipas policisë, dy adoleshentët e kishin ndarë kanabisin në doza të vogla dhe e kishin bërë gati për t’u shitur gjimnazistëve.