Katër raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza të vogla u goditën nga policia e Elbasanit. Në pranga përfunduan 3 persona dhe u proceduan në gjendje të lirë tre të tjerë, dy prej të cilëve blerës. Aksioni u zhvillua në kuadër të megaoepracionit “Tempulli”, ndërsa u sekuestrua një sasi e vogël heroine dhe kanabisi gati për shitje.