Prej kohësh një destinacion turistik tejet i preferuar, Kroacia së fundi ka përjetuar një bum akoma edhe më të madh vizitorësh. Arsyeja gjendet tek fakti që vendi u bë anëtar i zonës Shengen që nga fillimi i vititdhe për shumicën e turistëve nuk ka më kontrolle në kufi. Përveç kësaj monedha e mëparshme kuna është zëvendësuar me euron e kjo lehtëson udhëtimin.