Një rrjet prostitucioni që drejtohej nga një shtetase kineze në mes të Tiranës, është zbuluar nga policia. Sipas informacioneve nga blutë, shtetasja kineze 52 vjeçe, e arrestuar dhe një 38 vjeçare, e shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajza kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.