Për herë të parë në Shqipëri është konfirmuar prania e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek bagëtitë e imëta si delet dhe dhitë. Rasti i parë është identifikuar në një fermë dhish në fshatin Postribë, në Shkodër, ku fermeri kishte njoftuar për ngordhjen e kafshëve në fermën e tij.