Mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë sjellë pasoja edhe në terren. Numri i turistëve bullgarë në pikat turistike maqedonasë ka rënë ndjeshëm. Agjencia vendase për mbështetjen e turizmit njoftoi se krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak.