Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” dy mujor 19-vjeçarit Andi Diva. Ditën e hënë, Andi Diva u përfshi në sherrin e ndodhur në Mamurras ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja. Ndërkohë u zhvillua edhe gjyqi për Devis Lleshaj, i arrestuar si i përfshirë në ngjarje, por gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në mungesë provash që e përfshijnë në ngjarje.