Kjo ndjesë e Taulant Ballës nuk i ka mjaftuar deputetes demokrate Albana Vokshi. Shqetësimin e shpalosi në Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar. Albana Vokshi tha se ajo ka bindjen se ishte një shënjestrim politik dhe jo i rastësishëm.