Ditën kur i akuzuari që mbronte avokati Fahri Danaj u dënua me 12 vjet burgim, pasi mashtroi një mik duke i kërkuar borxh për t’i investuar, juristi i njohur e këshilloi që të kthente paratë e marra në mirëbesim. Por së fundmi në gjykatë nuk po përfundojnë vetëm borxhlinjtë, por edhe borxhdhënësit pasi të dyja palët po i zgjidhin përplasjet me kërcënime private apo me pengmarrje.