Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Gjatë ndeshjes së basketbollit mes dy ekipeve, paraprakisht mësohet se njëri nga lojtarët e Teutës ka provokuar kundërshtarët përmes një gjesti dhe aq ka mjaftuar për të nxitur konfliktin mes dy skuadrave. Në sherr mësohet se janë përfshirë dhe tifozë, ndërsa shpejt kanë ndërhyrë forcat e policisë.