Një sherr banal mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos, ka përfunduar në tragjedi. Sipas burimeve policore, një shqiptar është vrarë me thikë prej një bashkatdhetari të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën për prishjen e pazareve të drogës në ishullin kozmopolitan grek. nde nuk dihen detaje të ngjarjes. Policia thotë se trupi i viktimës u dërgua në morg ndërsa janë ndaluar disa shtetas shqiptare që kanë lidhje me ngjarjen.