Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre sulmuese kibernetike, vëren agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës, CISA. Drejtues të saj thonë se republika islamike i ka sofistikuar goditjet e saj në rrjet me qëllimin e qartë të shtypë aktivitete të caktuara të brendshme sociale dhe politike, por edhe për të dëmtuar kundërshtarët rajonalë dhe ndërkombëtarë.