Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në përfundim të sesionit, ka bërë një përmbledhje për punët kryesore të realizuara. I pyetur për sulmet e shërbimeve sekrete ndaj turizmit shqiptar, Çuçi u shpreh se nuk ka ndonjë informacion, por duke marrë parasysh që turizmi jonë është fuqizuar shumë brenda një kohë të shkurtër, kjo shqetëson tregjet e tjera dhe kështu gjithmonë duhet të ndihemi të kërcënuar.