Numri i sporteleve fizike në njësitë administrative të Tiranës është ulur nga 60 në 20 të tilla, duke kaluar shumicën e shërbimeve online. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtuesit e njësive administrative, me të cilët bisedoi për vendimin e qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve administrative dhe përfitimet që sjell kjo për qytetarët.