Pacientët me Hepatit B sorollaten për analiza dhe nuk gjejnë zgjidhje në sistemin shëndetësor publik. “Mjekja më kërkoi të bëj analizën e ngarkesës virale. Më tha ta bëja në një laborator privat. U interesova. Kushtonte 300 mijë lekë. Shumë shtrenjtë për mua. Shkova te Instituti i Higjenës më tha shko bëje në ISHP. Në ISHP më thanë nuk bëhet”.