Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ai nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes, tha Vatikani më 25 shkurt. 88-vjeçari ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin e Romës dhe ky është qëndrimin më i gjatë i tij në spital. “Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por të qëndrueshme”, u tha në njoftimin e fundit të publikuar nga Vatikani.