Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi ka nisur nga spitali i Durrësit vizitat në terren për t'u njohur me situatën dhe problematikën e tyre. Kryetarja dhe anëtarë të këtij komisioni u takuan me drejtuesit e spitalit, shefat e shërbimeve dhe kryeinfermierin nga të cilët kanë kërkuar përgjigje për ccështjet që do të trajtohen më tej dhe në dëgjesat me dëshmitarë.