Teksti stand up-Moti i keq i ditëve të fundit shkaktoi një tjetër shembje në rrugën Elbasan Gjinar pranë fshatit Dërstilë. Megjithë kërkesat e vazhdueshme pranë ARRSH askush nuk është kujtuar për atë që cilësohet zona më e bukur turistike e Elbasanit, pjesë e modelit të zhvillimit "100 fshatrat". Edhe pse shumë të familje të zonës janë kthyer nga emigrimi për të investuar në bujtina duke i besuar premtimeve për zhvillim turistik, Gjinari ka mbetur peng i infrastrukturës së shkatërruar rrugore.