Kjo fushë që sot përdoret si vend parkim për automjete në Durrës dikur ishte një pallat. Ndërtesa u shemb nga tërmeti duke u marrë jetën 2 grave 26 nëntorin e vitit 2019. Sipas ekspertizës në katin e parë kishte pasur ndërhyrje në kolonat e pallatit për të zgjeruar një lokal. Këtë të hënë gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm 4 nga 7 të akuzuarit si përgjegjës të pasojave fatale të tërmetit të 26 nëntorit.