Në një lëvizje mjaft të fortë, gjiganti i energjisë Shell njoftoi se do të ndërpresë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do të mbyllë cdo operacion në këtë vend. Shell i bashkohet kështu disa dhjetëra kompanive të tjera, ndër të cilat edhe BP dhe Exxon, që kanë vendosur të nderpresin marrëdhëniet me Moskën pas mësymjes së Ukrainës.