Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë pritur shefin e Pfizer Albert Bourla për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi. Ata ishin në arenën kombëtare “Air Albania”, ku shefit të Pfizer i bëri përshtypje fakti që ka të rinj që kanë shkuar për të bërë vaksinën. Manastirliu i shpjegoi se janë studentët që duhet të vaksinohen sepse do hapen Universitetet javën e ardhshme.