Mbrëmjen e kaluar Marsel Buci dhe Deizi Arapi të rinjve të cilëve ju dogjën automjetet para shtëpisë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit për ballafaqim, por Buçi është dhunuar nga shefi i krimeve Pashk Syziu i cili është duke u hetuar ndërsa është pezulluar nga detyra. Marsel Buçi tregon se gjithçka ka ndodhur në prezence të efektivëve të policisë por edhe vetë Deizi Arapit ndërsa shefi i krimeve ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.