Top Channel/ SHBA zbarkon sërish në SPAK, Vanhorn takon Dumanin, zbulohen temat e diskutimit
18/09/2025 19:37

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani. Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë, që vjen në një kohë kur është hapur gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë. Më herët, gjatë ditës, diplomatja amerikane në Tiranë dha një mesazh të fortë për sistemin e drejtësisë, teksa tha se drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Sipas saj, gjyqtarët e prokurorët kanë përgjegjësinë të mbrojnë drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. “Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre. Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë”, tha e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Diplomatja VanHorn i bëri deklaratat në aktivitetin në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, prej ku theksoi se Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Këto parime, përfundoi e Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, janë themeli i besimit mes qeverive dhe popujve të tyre.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16