Presidenti Joe Biden u takua me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në samitin e G20 në Bali të martën, takim i cili nuk ishte njoftuar paraprakisht. Biden i shprehu personalisht ngushëllimet liderit turk, për shpërthimin e së dielës në Stamboll që vrau të paktën gjashtë persona. Sulmi i tensionoi marrëdhëniet midis dy vendeve pasi qeveria e Erdogan fajësoi grupin kurd PKK dhe refuzoi një mesazh ngushëllimi të Shtëpisë së Bardhë. SHBA në fakt e konsideron PKK-në një grup terrorist, por ka ofruar mbështetje në armë për grupet kurde siriane në luftën e tyre - duke zemëruar kështu Turqinë.