SHBA po planifikon më shumë hapa të tjerë si kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron që ndodhi në Jordani, ku mbetën të vrarë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën shumë të tjerë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha të dielën se objektivat e goditura deri më tani në Irak dhe Siri janë vetë “fillimi” dhe se sulmet ushtarake do të vijojnë.