Top Channel/ “SHBA, vendi i monedhës digjitale”, investitorët e kriptomonedhave shpresat tek Trump
29/11/2024 23:37

Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trump-it, i cili u paraqit gjatë fushatës elektorale si mbështetës i monedhave dixhitale. Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë. “Kjo është fryma që ndërtoi Amerikën dhe që do të na ndihmojë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, tha Trump. Ai deklaroi se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhave të planetit. “Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, atëherë dua që të përqëndrohen në Shtetet e Bashkuara”, vijoi me tej Trump. Pas fitores së zotit Trump, vlera e monedhës Bitcoin arriti lartësi të reja. Investitorët tek monedhat dixhitale inkurajohen nga premtimet e Trump për të lehtësuar mbikëqyrjen nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit. Ekipi pro monedhave dixhitale i Presidentit të zgjedhur Trump po shqyrton gjithashtu ndryshime të tjera politikash për ta mbështetur këtë sektor. Monedhat dixhitale ende përballen me pengesa për t’u pranuar më gjerësisht. Të dhënat e Qendrës Kërkimore Pew muajin e kaluar treguan se gati dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë pak, ose aspak besim se janë të besueshme dhe të sigurta mënyrat aktuale për të investuar, tregtuar, apo përdorur kriptomonedhat.

Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42