Top Channel/ SHBA “tregon muskujt”: Dërgon “bishat” e qiellit përpara vizitës së Biden në Europë!
09/06/2021 15:13

Agjentët e shërbimit sekret amerikan mësynë gjirin e Carbis në Britani përpara mbërritjes së presidentit amerikan Joe Biden për samitin e G7, që mbahet këtë fundjavë në Cornëall. Aq i madh është numri i ekipeve të sigurisë së shefit të Shtëpisë së Bardhë sa janë marrë me qira kampera për strehimin e tyre, pasi nuk ka struktura të mjaftueshme akomoduese. Më shumë se 50 vetura luksoze dhe 400 agjentë të Shërbimit Sekret prekën tokën në bazën ajrore St Mawgan përpara mbërritjes se Bidenit. Dy helikopterë Sea King dhe tre mjete fluturuese ushtarake me ngritje dhe ulje vertikale, Osprey kanë fluturuar mbi zonë. Numri i madh i makinave bëri që trafiku mes Devon dhe Cornwall të paralizohej përkohësisht. Liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Amerikës takohen në Angli për samitin e përvitshëm të G7. Biden e nis pikërisht me samitin e G7-tës vizitën e tij në kontinentin e vjetër, që do të vazhdojë me një takim me Putinin në Gjenevë pas shumë takimeve me aleatët. Biden tha se kur të jetë përballë me homologun rus, do t`ia bëjë atij të qartë se SHBA-ja dhe miqtë e saj “qëndrojnë të bashkuar për t`u përballur me sfidat që paraqet Rusia ndaj sigurisë europiane, duke filluar nga ageresioni në Ukrainë”.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11