Perëndimit duket iu sos durimi me sulmet e rebelevë Huthi ndaj anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq: Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se forcat e saj ajrore dhe ato britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel nga Jemeni, i cili mbështetet prej Iranit. Sulmet e përbashkëta të SHBA-së kanë pasur edhe përkrahjen e Australisë, Kanadasë, Holandës dhe Bahreinit.