Washingtoni po shqyrton mundësinë e reduktimit të pranisë së tij në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, lëvizje që ka vënë në alarm diplomatët perëndimorë, katër prej të cilëve të cituar nga POLITICO, e përshkruan këtë lëvizje si “kthim në gjendjen fillestare” të rolit amerikan brenda NATO-s. Sipas raporteve, administrata Trump synon të reduktojë angazhimet ushtarake jashtë vendit, duke rishikuar këtu edhe kontributin në Kosovë.