Në kohën kur globi shënoi në korrik muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave, edhe qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht. Ky muaj duket se ka qenë vecanërisht i vështire për strukturat spitalore të zonës, të cilat janë përballur me nivele rekord shtrimesh të pacientëve me sëmundje që lidhen me temperaturat e larta. Mjekët thonë se nuk kanë qenë kurrë kaq të zënë me një numër të tillë pacientësh që nga koha e pandemisë së COVID. Për t`i ulur sa më shpejt temperaturën e trupit, ata shpesh i fusin të sëmurët në një shtresë akulli të përzier me ujë.