Rrjedhja e dokumenteve secrete amerikan mbi luftën e Ukrainës tani po trajtohet si “kërcënim” I mirëfilltë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Drejtësisë është duke zhvilluar një hetim mbi ngjarjen, por ndërkohë, Chris Meagher, ndihmës sekretar i mbrojtjes për çështjet publike, pohoi se materialet që qarkullojnë në media të ndryshme sociale, “kanë potencialin të përhapin dezinformim”.