Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë të dhënat e mbi 55 milionë njerëzve që kanë viza amerikanë për të vlerësuar nëse kanë shkelur kushtet për hyrje ose qëndrim. Personat me viza amerikane do të jenë nën “verifikim të vazhdueshëm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për agjencinë “associated press”.