Pas përplasjeve me Universitetin e Harvardit, administrata Trump e con një hap më tej shënjestrimin e studentëve të huaj. Pranimi i tyre është pezulluar deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka udhëzuar ambasadat dhe konsullatat të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin