Afganistani po shkon drejt zisë së urisë, sipas punonjësve të ndihmës që flasin për një prej krizave më të mëdha humanitare në botë. Duke folur në kushte anonimati, dy prej tyre i thanë REL-së se miliona afganë tashmë jetojnë në kushtet e një zije të bukës, dhe ndalimi i ndihmës amerikane do ta shtyjë vendin edhe më shumë drejt greminës.