Mes shqetësimeve për një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, urdhëroi dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në rajon, e konfirmuar kjo nga Pentagoni. Frika për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij është shtuar ndjeshëm pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit.