Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës zhvilluan me sukses stërvitjen e përbashkët tokë-ajër me ekipet e JTAC dhe dy avionët luftarakë F-16, që u ngritën mbi qytetet Bërçko dhe Tuzla. Stërvitje ushtarake kjo që sipas ambasadës amerikane në Sarajevë dëshmoi qartë përkushtimin e shteteve të Bashkuara për rruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të këtij shteti.