Top Channel/ SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”?” Kush e fiton, merr pasaportën”!
17/05/2025 14:10

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundesinë e nisjes së një reality show, ku emigrantët të konkurrojnë mes tyre për të marrë shpejt shtetësinë amerikane. Daily Mail citon për këtë pohim producentin Rob Worsoff, i cili ia paraqiti departamentit propozimin e tij. Zëdhënësja Tricia McLaughlin tha se programi ishte "në fazat e hershme" të një procesi vlerësimi. E teksa polemikat sa vjen e rriten, në një intervistë për Wall Street Journal, Worsoff u përpoq të nënvizonte kjo nuk do të jetë një “Hunger Games” për emigrantët. Worsoff, dhe vetë i ardhur nga Kanadaja, pohoi se programi do të quhej "Amerikani", një emër që i referohet edhe trenit i cili do t'i çonte emigrantët në të gjithë vendin përgjatë fazave të ndryshme të garës. Formati i reality show përfshin mundësinë që persona të famshëm, të cilët edhe vetë kanë qenë të ardhur, të mirëpresin emigrantë, të cilët më pas në gara të ndryshme si kërkimi për molusqe në Maine ose rafting në Kolorado. "Unë nuk kam asnjë lidhje politike. Si emigrant që jam edhe vetë, thjesht po përpiqem të bëj një shfaqje që feston procesin e emigrimit dhe cel një diskutim kombëtar rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh amerikan, përmes syve të atyre që e duan më shumë", tha producenti për Daily Mail. Zëdhënesja McLaughlin sqaroi megjithatë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, merr cdo vit me” qindra propozime për programe televizive", duke përfshirë këtu dokumentarë mbi operacionet kufitare të kryera nga divizionet e tij. "Çdo propozim kalon përmes një procesi të plotë verifikimi përpara se të refuzohet ose miratohet," u shpreh McLaughlin, duke shpjeguar se plani i Wrsoff ende as është miratuar, e as është refuzuar nga stafi. Ajo mohoi sakaq që sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem të ketë qenë në dijeni, apo të ketë mbështetur idenë e këtij reality show.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52