“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada," ky është mesazhi më i fundit për situatën e tensionuar në Ukrainë që ka përcjellë publikisht sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i cili dëshmon qartë se perëndimi është i vendosur të mos lejojë agresionin e Moskës në vendin fqinj.