Konglomerati me bazë në Hong Kong, i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’i shesë aksionet e saj një grupi biznesi, ku përfshihet edhe firma amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin.