Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duhet të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një marrëveshje mbi qasjen e SHBA-së në mineralet e rralla të Ukrainës, ka thënë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz. Zelensky e refuzoi të mërkurën kërkesën e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të rralla të Ukrainës, pasi Donald Trump tha se dëshironte një “marrëveshje” që do të pasqyronte shumën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës.