Me një diferencë të ngushtë votash, Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile projektiligj të shumëdiskutuar të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Edhe pse paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së, miratimi i saj në Kongres konsiderohet një fitore e rëndësishme për Trumpin .