Shtetet e Bashkuara janë duke i kërkuar Turqisë dhe aleatëve të tjerë që kanë raporte me Iranin ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme. Ankaraja nuk i ka fshehur synimet për të marrë rolin e një vendi të rëndësishëm ndërmjetësues në konflikte të ndryshme, e tani prej saj pretendohet të hedhë një hap, të cilin retorika e presidentit Recep Tayyip Erdogan, në fakt, e vështirëson ndjeshëm.