Washingtoni nuk do ta tolerojë testin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse vendi komunist vë në jetë planet e tij për testin e shtatë të armëve atomike. SHBA-ja dhe aleatët janë të bindur se Peniani po kërkon të rinisë për të parën herë që nga 2017-ta provat atomike, që kanë shqetësuar perëndimin.