Inteligjenca amerikane beson se Izraeli do të sulmojë sërish Iranin si kundërpërgjigje për hedhjen e 180 raketave më 1 tetor. Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka përcaktuar tashmë objektivat e reja që do të godasë, ndërsa nga ana tjetër zyrtarët iranianë thonë se nuk do të rrinë duarkryq por do të t’i përgjigjen çdo lloj sulmi të ri të Tel Avivit.