Edhe një herë, nga Amerika vijnë sinjale se Kosova konsiderohet përgjegjësia kryesore e ashpërsimit të tensioneve aktuale në veri. Edhe pse Washingtoni shpesh ka fajësuar Beogradin për nxitjen e trazirave, kritikat këtë herë shkuan për Prishtinën zyrtare. Pas ankesave të përsëritura të sekretarit të shtetit Antony Blinken, edhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se situata mund të ishte trajtuar me diplomaci në vend të forcës. “