Zotimeve të rebelëve Huthi për hakmarrje, Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me sulme të reja ndaj objekteve të tyre në Jemen. Në atë që u përshkrua si “vazhdim i aksionit”, një luftanije amerikane lëshoi breshëri raketash ndaj një zonë radarësh. Sulmet e kësaj jave, pohuan zyrtarë amerikanë, kanë për qëllim të reduktojnë aftësinë e Huthive për të goditur anijet në Detin e Kuq.