Një tragjedi ka pllakosur kryeqytetin e SHBA-së, Washington ku një avion pasagjerësh me 64 persona në bord u përplas gjatë natës me një helikopter ushtarak amerikan, e ra në lumin Potomac. Bilanci i fatkeqësisë është tragjik: raportet në media tregojnë se ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar e deri tani, thuhet të jetë nxjerrë nga uji një duzinë trupash. Si trupi i avionit, ashtu edhe ai i helikopterit janë në një pozicion aspak të qëndrueshem, sipas zhytësve profesionistë.