Shtëpia e Bardhë tha të enjten se grupi Wagner, një kompani private ushtarake ruse, ka marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për t'i ndihmuar forcat e saj që luftojnë krah për krah me trupat ruse në Ukrainë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane përcaktuan se Koreja e Veriut përfundoi një dërgesë fillestare të armëve që përfshinte raketa, muajin e kaluar.